‘Maska me detyrim në ambiente publike’/ Komiteti Teknik ndërron mendje

0.4maska.DOKJA1594239585

Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave mbrojtëse në fytyrë në ambientet publike si një masë parandaluese të përhapjes së Covid-19.

Autoritetet kanë ndryshuar mendim për çështjen e maskave, teksa kujtojmë se edhe në fazën e hyrjes së pandemisë në vend, por edhe pas rasteve të para dhe deri vonë, autoritetet dhe qeveria, shpreheshin se nuk është i domosdoshëm përdorimi i tyre nëse ruhej distanca.

Gjeorgjina Kuli, njëra nga anëtaret e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka bërë të ditur lajmin për vendimin në fjalë, e cila tha për ReportTv se ‘mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz’.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se në rast se do të konstatohen persona që në ambiente të përcaktuara, nuk ndjekin protokollin, shkelësit e kësaj mase , do të gjobiten ndërsa bëri me dije se në ditët në vijim do futet në fuqi vendimi. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.