Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i PD-së në Kamëz, zbulohet se çfarë fshihet pas vendimit të papritur

xhelal mziu2017

Xhelal Mziu ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz.

Sipas News24 që ka konfirmuar këtë lajm, mësohet se kjo dorëheqje ka ardhur pasi ish-kryebashkiaku i Kamzës mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet më të afërta parlamentare, por nuk përjashtohen as vendoret, ky Mziu synon sërish postin e Kryebashkiakut.

Kujtojmë që sipas udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të kandidojë për deputet apo kryebashkiak duhet të japë më parë dorëheqjen nga këto funksione.

Para Mziut kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kryesisë së PD edhe kryetarët e Korçës e Fierit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.