Mimoza Hafizi kandidon për rektore/ Nisin përplasjet për procesin e zgjedhjeve në universitete
Data e zhvillimit të zgjedhjeve në universitete do të jetë 30 korriku.
Ky është urdhëri i katërt i ministres së arsimit për datën e zgjedhjeve në universitete. Para pandemisë, ministrja Shahini përcaktoi 8 majin si datë për zhvillimin e procesit zgjedhor, por për shkak të situatës ato u shtynë për 12 qershorin, kohë kur ende nuk kishte mbaruar gjendja e jashtëzakonshme . Pas shumë kundërshtish, kryesisht nga studentët, pikërisht më 8 maj u mor vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve pa afat por vijimin e organizimit të procesit zgjedhor. Ndërsa ditën e sotme ministrja e arsimit ka vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 korrik.
Por në Universitetin e Tiranës vijon ngërci. Përplasjet mes kryetares së komisionit zgjedhor Majlinda Ketes dhe rektorit aktual Mynyr Koni. Ky i fundit e quan të pavlefshëm komisionin aktual ndërkohë që ka nxjerr vendimin për regjistrimin e anëtarëve të komisionit të ri deri në orën 16:00 të 2 korrikut. Nga ana tjetër komisioni institucional i zgjedhjeve ka mbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve në garën për rektor.
Por kandidatja për rektor e quan absurd kohën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe ende nuk është e qartë si do të shpalosë platformën për drejtimin e Universitetit të Tiranës .
I gjithë ky proces është absurd por unë nuk do i nënshtrohem. Më mirë reago se hesht. Unë dëshiroj që universiteti tu kthehet pedagogëve dhe studentëve.
LEXO TE NGJASHME