'Taksimi Rama e çoi ekonominë drejt shkatërrimit', Basha: Ditë më të mira do vijnë

0.7LulzimBashapressstatement751x436

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një shënimi në 'twiter', ka kritikuar kryeministrin Rama për situatën ekonomike në vend. Basha thotë se taksimi Rama, duke iu referuar taksës progresive', ka zbrazur xhepat e shqiptarëve, ka rritur çmimet dhe ka ulur fuqinë blerëse. Të gjitha këto sipas Bashës e kanë çuar ekonominë drejt shkatërrimit.

"Taksimi “Rama" zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.  Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira,"-shkruan Basha.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.