Trafik ndërkombëtar droge/ Sot vendimi përfundimtar për fatin e Saimir Tahirit
Pas shumë shtyrjes, ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, njeriu që mbolli Shqipërinë me drogë, Saimir Tahiri do të njihet me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit.
Vendimi pritet të jepet gjatë ditës së sotme.
Vendimi ishte parashikuar të jepej pak ditë më parë, por tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e saj.
Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë.
Por Shkalla e parë mendoi ta dënonte me vetëm punë në komunitet, një vendim skandaloz, kur për të njëjtat akuza, ish-drejtori i Policisë së Vlorës u dënuar me burg.
Ish-ministri i Ramës, Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë paraqitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vënë nën akuzë për trafik ndërkombetar droge dhe është hetuar edhe nga drejtësia italiane.
Gjithashtu Tahiri akuzohet edhe për korrupsion. Nga hetimet e drejtësisë italiane, Tahiri ka dalë në përgjimet e realizuara nga hetimi i kushërinjve të ish-ministrit, Habilajt e Vlorës.
Jo vetëm kaq, por në përgjime ka rënë edhe babai i Tahirit dhe nusja e tij.
Pati dyshime të forta se prokuroria nuk hetoi plotësisht lidhjet dhe udhëtimet e familjarëve të tij me grupin Habilaj në Itali dhe vende të tjera të Europës.
Gjatë hetimeve, prokuroria kërkoi që Saimir Tahirit ti hiqej imuniteti i deputetit, por mazhoranca me drejtimin e Edi Ramës vendosën të kundërtën, duke e mbrojtur të akuzuarin për trafik droge.
Ky vendim, solli dhe reagime të shumta ndërkombëtare, duke dënuar vendimin e mazhorancës së Ramës.
Jo vetëm kaq, por Edi Rama vonoi edhe me më shumë se 1 javë ti jepte leje prokurorisë për të kontrolluar banesën e ish-ministrit. Gjatë kësaj kohe, ish-ministrit dhe disa njerëz të tij të besuar, patën kohën e mjaftueshme për të pastruar gjithçka të dyshimte dhe kur prokuroria mbërriti në shtëpinë e tij, nuk gjeti asgjë.
LEXO TE NGJASHME