Kreu i KLP: Vetingu ka goditur edhe prokurorë e gjyqtarë të ndershëm

0.5ibrahimi kreu i KLP

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi tha për mediat se vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë kanë ardhur për shkak të procesit të vetingut. Sipas tij, shumëçka ka ndodhur, por ka ndodhur më pak sesa pritej dhe kjo për arsyen kryesore se nuk ishin marrë parasyh vështirësitë që do të haseshin në procesin e vetingut. Ibrahimi thotë se, procesi mund të përshpejtohet pasi deri tani nuk ka pasur ritmin që të gjithë kanë pritur.

Në një kohë kur mungon ende ngritje e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ibrahimi thotë se KLP ka një rol dytësor pasi ngritja e këtij institucioni është më shumë në dorë të SPAK. Ai thotë se, në mesin e muajit të ardhshëm pritet të përzgjidhet drejtori i BKH-së dhe më pas të nisë procesi për përzgjedhjen e 60 oficerëve të policisë që do të përbëjnë këtë institucion.

“Ajo që më vjen keq për organet e vetingut është se në disa raste kanë goditur persona që kurrsesi nuk kanë gjë të përbashkët me korrupsionin dhe abuzimin. Ka shkarkuar simbole të integritet në radhët e magjistratëve. Antoneta Sevdari është një nga ato”,- tha Ibrahimi.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.