Prishën Teatrin dhe nxjerrin miliona euro për ringritjen e Piramidës

0.2piramida.piii1592374602

Dhjetra milionë euro do të shpenzohen nga Bashkia për të rikonstruktuar piramidën, një objekt krejt pa vlerë që në memorien e shqiptarëve është qivuri i diktatorit. Ndërsa gjejnë para për të rikonstruktuar këtë gërdallë, Bashkia nuk gjeti mundësinë për të rikonstrtuar Teatrin Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Në mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë janë miratuar të paktën 23 vendime ku katër prej tyre lidhen me ndërtime kompleksesh. Bëhet fjalë për një projekt në Kakome, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj....

Po kështu është miratuar leja për Piramidën e cila do të ndryshojë funksion dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të bëjë rikonstruksion. Konkretisht: "Leje Ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni Piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.