Kthese e forte ne mbremje vone ne marreveshjen e Reformes Zgjedhore

0.4yuri

Fjala e fundit per nje kompromis per Reformen zgjedhore i ka mbetur tanime opozites, ndersa shumica, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim, beri te gjithe leshimet e kerkuara.

Nga residenca e saj ku palet per dy dite me radhe zhvilluan bisedimet, ne prani dhe te ambasadorit te Bashkimit europian Luigi Soreca dhe atij britanik Duncan Norman, ambasadorja Kim ishte e drejtperdrejte mbremjen e se merkures, kur tha se opozita duhet t’i thote “PO” asaj qe e quajti “nje marreveshje shume te mire”. Zoti Basha reagoi menjehere duke u shprehur se “ka mbetur nje çeshtje pa zgjidhur” dhe se opozita “do te beje gjithçka per voten e lire dhe te ndershme”.

Bisedimet per arritjen e nje marreveshjeje moren nje kthese te forte ne mbremje vone. E merkura ishte percaktuar si nje afat fundor nga perfaqesuesit nderkombetare, amerikane dhe europiane te cilet ne dy dite u angazhuan drejtperdrejte per arritjen e nje rezultati.

Perfaqesuesit e paleve ben nje shkeputje rreth ores 19.00 duke shkuar drejt selive respektive per konsultimet e fundit, ndersa pritej qe te hidhnin firmen per marreveshjen. Por ndersa perfaqesuesi socialist Damian Gjiknuri dhe perfaqesuesja e opozites parlamentare Rudina Hajdari, u rithyen ne rezidencen amerikane, kjo nuk ndodhi me dy homologet e tyre te Partise Demokratike dhe LSI-se, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, te cilet mesa duket kerkuan me shume kohe, pertej oreve te mbetura te mbremjes

Por ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila se bashku me ambasadorin e Bashkimit europian Luigi Soreca dhe ate britanik Duncan Norman, ngjan se ishin te vendosur t’i qendronin angazhimit per permbylljen e marreveshjes brenda se merkures. “Ne kemi ate qe mund te jete nje marreveshje shume e mire”, deklaroi ajo para gazetareve duke mbajtur ne dore nje tekst te shtypur. “Eshte nje marreveshje qe mund ta vere Shqiperine ne menyre te vendosur ne rrugen e anetaresimit ne BE. Permban masa qe jane trajtuar nga ODHIR. Permban gjithashtu disa hapa domethenese qe nuk jane rekomanduar nga ODHIR, por qe mund te perfaqesojne nje hap perpara per zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi”.

Ambasadorja shpjegoi se “ne nje negociate kaq te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise, çdo pale i kerkohet qe te jape. qe te fitoje Shqiperia. Çdo pale dha dhe çdo pale fitoi. Populli mund te fitoje akoma me shume”, duke saktesuar se “çdo pale dha, por me duhet t’i jap merita te veçanta partise ne pushtet. Ne e beme te qarte se si partia ne pushtet ata kane privilegje dhe pergjegjesi me shume qe te jepnin me shume se te tjeret, dhe ne fakt ata e bene. Pergezoj partine ne pushtet per ate qe kane bere kete mbremje”.

Ambasadorja Kim, e shoqeruar nga dy homologet e saj europiane, beri te ditur se “ne kemi ate qe mund te jete nje marreveshje shume e mire. Eshte nje marreveshje qe mund ta vere Shqiperine ne menyre te vendosur ne rrugen e anetaresimit ne BE”. Sipas saj, teksti “permban masa qe jane trajtuar nga ODHIR. Permban gjithashtu disa hapa domethenese qe nuk jane rekomanduar nga ODHIR-i, por qe mund te perfaqesojne nje hap perpara per zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi”.

Ambasadorja amerikane nenvizoi me pas se “tani eshte koha per opoziten, per Partine Demokratik, per mikun tim Luli Basha qe te balancojne te gjithe faktoret, dhe te thone "PO" per popullin shqiptar, te thone "PO" per Shqiperine ne Europe.Topi eshte ne fushen e tij. E ardhmja eshte ne duart e tij”, theksoi ambasadoja amerikane duke bere ne kete menyre pergjegjese opoziten, nese marreveshja perfundimisht do te deshtoje.

Nga selia e partise se tij, zoti Basha reagoi shkurt duke lene te hapur mundesine e marreveshjes. “Eshte bere progres drejt dakordesise per administrimin zgjedhor. Ka mbetur nje çeshtje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptaret se opozita e bashkuar do te beje gjithçka per voten e lire dhe te ndershme”, deklaroi zoti Basha, ndersa u shfaq me nje pamje te qete, por duke evituar te jepte detaje te tjera./VOA

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.