U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, Ralf Gjoni: Plan ogurzi për të miratuar një palo draft për reformën zgjedhore

0.2ralf gjoni215412015

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni deklaroi se nuk do të mbyllë asnjëherë gojën përpara padrejtësive dhe korrupsionit, pas përjashtimit me 10 ditë nga seancat plenare.

Ai lëshoi akuza të fortë në drejtim të maxhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare, ndërsa foli për një plan ogurzi që po përgatitet të kalojë për miratim reformën zgjedhore.

“Doja të shtjelloja çështjen që më ishte ngritur dhe nga shoqëria civile. Siç është dhe qendra Respublica, e cila ka kërkuar informacion për shembjen e teatrit. Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën.

Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh. Unë kam dyshime se po përgatitet një plas ogurzi, për të kaluar një draft, një palo draft, për të anashkaluar komisionin reformë zgjedhor. Plani është që të kalohet shumë shpejt, bashkë me opozitën rrugore.”, tha ai.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.