Grupit parlamentar Demokrat i janë bashkuar edhe dy deputetë të tjerë / EMRAT
Sapo deputeti Myslim Murrizi mori drejtimin e grupit parlamentar demokrat është rritur edhe numri i deputetëve opozitarë që janë bërë pjesë në këtë grupim.
Burimet bëjnë të ditur se dy deputetë, Artur Roshi kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat dhe Besnik Troplini që vjen nga lista shumemërore e PD-se i janë bashkuar grupit parlamentar demokrat.
Tashmë ky grup në parlament ka gjithsej 11 deputetë.
Në 14 maj, 7 deputetë të grupit parlamentar Demokrat votuan për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare e grupit dhe në vend të saj u zgjodh Myslim Murrizi.
LEXO TE NGJASHME