Shpenzimet për shëndetësinë i kalojnë PPP-ve, teksa humbin jetën më shumë njerëz

0.5rama.shpenzime

Shpenzimet për sektorin e shëndetësisë e kanë kaluar lehtë nivelin 3% të PBB-së në vitin 2019, duke shënuar një rekord të 10 viteve të fundit, por kjo rritje nuk e ka përmirësuar shërbimin mjekësor. Vdekshmëria foshnjore pësoi rritje me 1,4 pikë përqindje vitin e kaluar, teksa vdekshmëria në tërësi u rrit me 0,6% raportoi INSTAT.

Por fakti pse rritja e fondeve për shëndetësinë nuk është përkthyer në rezultate lidhet me faktin se fondet shtesë shkojnë për pagesat e koncesioneve.

Instituti i Statistikës raportoi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë për vitin 2019 kanë qenë 51.2  miliardë lekë. Këto shpenzime përbëjnë 10,41 % të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2019 dhe zënë një peshë prej 3,05 % në PBB-në gjithsej.

Në tre vitet e fundit shpenzimet për sektorin e shëndetësie po pësojnë një rritje të qëndrueshme. Këto shpenzime udhëhiqen nga tre koncesionet aktive në këtë sektor. Në vitin 2018 pagesat për koncesionet ishin 3,6 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2019 ato kanë qenë më të larta se 4,1 miliardë lekë, ose 8% e shpenzimeve gjithsej në shëndetësi.

Shpenzimet për sektorin e shëndetësisë vitin e kaluar arritën në 51,1 miliardë lekë nga 49 miliardë lekë në vitin 2019. Por pothuajse gjysma e rritjes ka shkuar për pagesa më të larta të koncesioneve, kryesisht për sterilizimin, shpenzimet e të cilit janë tejkaluar dy vitet e fundit prej parashikimeve të pasakta në kontratë.

Pagesat buxhetore për koncesionet ishin sa 20% e fondit që iu akordua shërbimit spitalor më 2019, ose 36 % e të ardhurave që u planifikuan të grumbullohen nga nga kontributet e sigurimeve shëndetësore.

Ministria e Financave raportoi në buxhetin e vitit 2020 raportoi një vlerë 32 për qind më të lartë për financimin total të katër kontratave koncesionare në shëndetësi se sa kishte programuar ne parashikimet e vitit 2018, por pagesat për kontratën e check -up janë anuluar për shkak të pandemisë.

Pandemia Covid ka ndërgjegjësuar qeveritë kudo në botë për të kthyer vëmendjen nga sektori i shëndetësisë, sidomos për investime në burime njerëzore dhe në logjistikë./MONITOR

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.