Basha: Gabova që u ula me Ramën para 3 vitesh, nuk do të përsëritet kurrë më

basha2020 1

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se gaboi qe u ul ne tryeze me Edi Ramen tri vjet me pare.

“Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe autor të kësaj të keqe. Si sot 3 vjet më parë unë u ulua me këtë njeri me besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Sipas tij shumë shpejt do të nisin protestat pasi ky është vendimi i selisë blu i marrë pas mbledhjes me krerët e partive aleate, pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“Dita e sotme është një tjetër shembull i keq se vendi drejtohet nga një hajdut dhe një kriminel. Opozita është e vendosur të ndërmarrë të gjitha hapa demokratike por të vendos për largimin të së keqe së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë është mbështetja për të gjitha protesta e aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit e protestave qytetare dhe mbarëpopullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm”.

Pika e dytë që u vendos në mbledhjen e PD me aleatët, sipas Lulzim Bashës, do të jetë ndëshkimi i autorëve të ngjarjes së sotme (17 Maj 2020), sikurse tha dhe ai vetë, duke nisur që nga Kryeministri Edi Rama

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.