Ndryshimet e ligjeve, qeveria plan për edukimin juridik të qytetarëve për ligjet
Pas ndryshimeve kushtetuese, reformës në drejtësi dhe një sërë ligjesh qeveria shqiptare planifikon të nis edukimin e qytetarëve për t'i kuptuar këto të fundit.
Në planin e ministrisë së drejtësisë për veprim 2020-2023, parashikohet dhe formimi juridik i shtetasve për të qenë të aftë të kuptojnë ligjet e vendit.
ReportTv ka siguruar këtë draft në të cilin thuhet se “synon organizimin e një aksioni të gjerë e të vazhdueshëm, që do t'u sigurojë shtetasve, sipas nevojës, njohuritë e nevojshme ligjore për t'u përballur me problemet ligjore që mund t'u lindin gjatë jetës së tyre, t'i aftësojë për të kuptuar legjislacionin dhe të shmangin shkeljen e ligjit’’.
Ky draft synon edhe angazhimin qytetar ku sipas ministrisë së drejtësisë “edukimi ligjor do të rritë ndërgjegjen qytetare të shtetasve, t'i nxitë të jenë aktivë në jetën e vendit, të bëhen shtetas që respektojnë legjislacionin në fuqi dhe e kërkojnë këtë nga administrate publike dhe shtetasit e tjerë, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj kujtdo që i shkel ligjet, apo abuzon me to’’.
LEXO TE NGJASHME