5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Meta, Ruçi dhe Rama kurore me lule për dëshmorët duke ruajtur distancimin social, Basha i veçuar

5maj.rama

Sot kujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të atdheut!

Në një ceremoni historike, si nuk është parë kurrë më parë, janë përkujtuar dëshmorët e atdheut. I pari që ka mbërritur në Varrezat e Dëshmorëve ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili i veçuar nga pjesa tjetër e krerëve të institucioneve më të rëndësishme në vend, ka nderuar dëshmorët, mes tyre edhe Azem Hajdarin, "heroin e demokracisë", siç ai e quan.

Ndërkohë, pak minuta më vonë, të ndarë nga njëri- tjetri kanë mbërritur presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama. Njëri pas tjetrit, ato kanë vendosur kurora me lule në monumentin "Nënë Shqipëri".

Të vetëm, duke ruajtur distancimin social, pa shtrëngime duarsh, krerët e institucioneve më të larta të vendit kanë përkujtuar në këtë ditë dëshmorët e rënë në luftë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.