PD akuza Veliajt për shkelje ligjore: Do të heqë parkimet publike në ‘Myslim Shyri’ dhe krijojë korsi për biçikletat

1588435317 95767304376

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se do të largojë të gjitha vendparkimet publike në rrugën Myslym Shyri dhe kthimin e tyre në korsi biçikletash duke u cilësuar këtë gjë shkelje të ligjit.

Zhapa shkruan në një postim në facebook se Bashkia Tiranë e ka detyrim ligjor t’u garantojë banorëve të zonës vendparkimet, ndërsa theksoi se krijimi i një korsie biçikletash me gjatë 1000 metra dhe largimi i vendparkimeve do të dëmtojë të gjitha bizneset e rrugës Myslym Shyri pasi klientët nuk do të kenë më mundësi parkimi dhe qëndrimi për të hyrë në dyqan.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës

Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri! Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtoj korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri duke hequr kështu të gjitha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.

Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapësirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësirën 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet t’i garantohet hapësira prej 12 m2.

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e dëmshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e automjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet për nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klientëve për të bërë blerje në këto dyqane.

Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen mënyrën si t’ia u vështirësoj me shume punën dhe mundësitë për biznes, qytetareve të tij.

1588435416 1 241x350

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.