Rihapja e kufirit Shqiperi-Greqi, Rama bisedon me Mitsotakis

rama mitsotakis

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me homologun grek, Kryiakos Mitsotakis.

Në fokus të diskutimeve ishin heqja graduale e masave kufizuese dhe rivendosja e ndërlidhjeve midis dy vendeve fqinje.

Dy krerët kanë diskutuar me njëri-tjetrin për të rihapur kufijtë.

Pak ditë më parë qeveria greke dhe ajo shqiptare janë duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së kufirit vetëm për emigrantët shqiptarë që të shkojnë të punojnë në Greqi.

Garantimi i levizjes ne kufi behet me qëllim që të mos ndalet puna kryesisht në sektorin e bujqësisë.

Referuar planit të ministrit grek Makis Voridhis, punëtorët do të karantinohen për 15 ditë, më pas do tu nënshtrohen testeve mjekësore e do të vijojnë punën në fusha.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.