Rama: 40 mijë lekë për biznesin e madh, në fillim të majit besoj do të kthehen në punë shumë prej tyre

1586862659 rama

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se beson që në fillim të muajit maj shumë nga 176 mijë personat që përfituan 40 mijë lekë të rinj nga paketa e dytë financiare, do të rikthehen në punë.

“Unë kam besim që nga fillimi i majit do të fillojë edhe kthimi në punë i shumë prej tyre, megjithatë nuk ka problem, nuk do bëjmë llogari të ngushta, por do bëjmë llogari të keni 400 mijë lekëshin dhe të merrni frymë dhe të mos keni problem të ekzistencën normale në familjen tuaj.

Është mëse e mjaftueshme për të kaluar pa stres maksimal këtë fazë”, tha Rama.

Kryeministri ndër të tjera tha se do të ketë edhe shpërblim për ata që punojnë në të zezë: “Për ata që janë në të zezë, asnjë vend i planetit, nuk ka në asnjë paketë ndonjë shumë për ata që punojnë në të zezë. Për këtë arsye informaliteti është një plagë që duhet luftuar përditë, ne u themi të denoncojmë, kemi gati edhe shpërblim finaciar nëse denoncojnë.

Brenda 24 orësh do kemi edhe këtë ofertë të zezë për të gjithë ata që kanë punuar në të zezë, dhe më pas marrim paëripër ta ndjekim të drejtën e tyre deri në fund, që pronarët të bëjnë detyrën e tyre”, tha Rama.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.