Rama jep lajmin e mirë: Do shpërblejmë edhe kë ka punuar në te zezë

1586862659 rama

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka menduar edhe shpërblimin për të gjithë ata punonjës që kanë punuar në të zezë, pra që punëdhënësit nuk i kanë deklaruar. Por kjo do të përfitohet vetëm nëse ata do të kenë kurajën të denoncojnë kompaninë ku kanë punuar në të zezë.

“Do t’u japim një shpërblim financiar dhe do marrim përsipër ta ndjekim punën deri në fund që pronari ti regjistrojë dhe do kërkojmë nga pronari të jenë në mbështetje të kësaj nisme, përndryshe do të duhet të përballet me ligjin. nuk mund ta bëj dot nëse këtu vetëm ankoheni isha në të zezë, po ne nuk jemi, ne ju duhemi për vota, asnjë shtet nuk e bën këtë se është e pabëshme, më thoni si e ndajmë ne atë që vjen dhe thotë të vërtetën dhe atë që gënjen. dhe të na dalin këtu sikur të gjithë janë rropatur në të zezë. ndërkohë që e vërteta është që një pjesë ka jetuar me lekët e prindërve duke pirë kafe”, tha Rama.

“Brenda 24 orëve do kemi këtë ofertë për ata që punojnë në të zezë”, theksoi kreu i qeverisë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.