Masat shtrenguese per koronavorusin, Rama: Po pergatisim ndryshime ne kodin penal
Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo paketë ndryshimesh, do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të luftës dhe do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, që ka paralajmëruar. Në ligj do të sanksionohet se kush thyen masat do të përfundojë në burg, ndërsa do i hiqet edhe leja e drejtimit të makinës për disa vite. Paketa, thotë Edi Rama do të jetë gati brenda 15 prillit.
Postimi i plote i Edi Ramës
MASAT E REJA SHTRËNGUESE, PËR TË CILAT PO PËRGATITEMI T’I DREJTOHEMI PARLAMENTIT PËR NDRYSHIME NË KODIN PENAL & RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE DHE SPECIFIKISHT EPIDEMISË, NGA NJËRA ANË DO TË MBROJNË POPULLIN NGA TË PABINDURIT DERI NË FUND TË KËSAJ LUFTE, NGA ANA TJETËR DO TË GARANTOJNË LEHTËSIMET E NEVOJSHME NË VAZHDIM, DUKE SIGURUAR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI
HEQJA E LEJES SË DREJTIMIT TË AUTOMJETIT PËR DISA VJET, E PO ASHTU HEQJA E LIRISË, PËR DISA APO SHUMË VITE SIPAS SHKALLËS SË SHKELJES, DO TË KTHEHEN NË NORMA BINDËSE PËR TË SIGURUAR FITOREN E LUFTËS PA RREZIKUAR ARRITJET E DERISOTME DHE RRUGËN E RIMËKËMBJES EKONOMIKE PA CËNUAR SHËNDETIN E ASKUJT
BRENDA 15 PRILLIT DO TË KEMI PAKETËN E ZGJERUAR FINANCIARE DHE GATISHMËRINË PËR MIRATIMIN E MASAVE LEHTËSUESE NË QEVERI, SI EDHE TË MASAVE TË REJA PENALE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË
LEXO TE NGJASHME