Deputetin shqiptar e zuri koronavirusi, e shkarkojnë nga detyra ne Parlament
Deputeti Adriatik Alimadhi i cili është konfirmuar si i prekur me COVID-19 dhe po merr trajtimin mjekësor pranë organeve shëndetësore.
Ai është shkarkuar edhe si kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta”. Ky grupim deputetësh ka ndryshuar emrin duke u quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është vendosur deputeti Edmond Stojku.
Në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputet të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit, si Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj.
Deputeti Stojku e nisi punën e tij si kryesues grupi ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, citon top channel.
LEXO TE NGJASHME