Basha: Me paratë që jepen për beton, paguhen për dy muaj shqiptarët

Basha Lulzim PD konference1 e1584700029267 770x433 1 600x360

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mes toneve të ashpra si përgjigje ndaj mos marrjes së masave mbështetëse nga qeveria, ka thënë se situata në Shqipëri po kalon në kufijtë e të papranueshmes.

Në një intervistë në News 24, Basha thekson se me paratë që jepen për beton, ku pagesa më e fundit është bërë jo më larg së një javë më parë, do mjaftonin për të paguar qytetarët e thjeshtë që kanë mbetur pa punë për shkak të shpërthimit të pandemisë së virusit vdekjeprurës COVID-19.

“Situata po kalon në kufijtë e të papranueshmes. Ia parashtrova edhe mbylljen e fasonerive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe më tha që do ta shqyrtojmë. Por s’ka ndodhur deri tani. Çfarë presim? Të plasë epidemia në këto fasoneri?

Me paratë e oligarkëve ai mund të mbulojë dy muaj paratë e punonjëve të fasoneve, por jo vetëm. Është një budallallëk me brirë që mendon se mund të kursejë sot qindarkën për të harxhuar nesër miliona. Thirrja ime është e qartë për të realizuar distancim social pasi mund të kthehen në vatra epidemie”, u shpreh Basha.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.