“Karantinohen punëtorët e fabrikës së cimentos në Krujë”, Alibeaj: Shembull që ulëret. Të mbyllen fabrikat, fasoneritë dhe call center

Alibeaj 676x450

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj me anë të një statusi në “Facebook’ lajmëron se sot janë karantinizuar punëtorët e një fabrike cimentoje në Krujë.

Alibeaj thekson se ky është një shembull që ulëret dhe se qeveria duhet të mbyllë fabrika, fasoneri e call center, pasi janë burime të mundshme infeksioni për Covid-19.

Postimi i ish deputetit të PD Enkelejd Alibeaj:

Media raporton se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar, pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitivë. Ky është një tjetër shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centers apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish.

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri. Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre.

Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.