Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë, priten Rama e Basha

meta.virus

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të rakorduar masat për përballimin e pandemisë COVID-19.

Mbledhja do të zhvillohen online, për të shmangur kontaktin e liderëve të shtetit dhe qeverisë, në kuadrin e distancimit social për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Sipas disa burimeve, Presidenti Meta kishte propozuar që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave, por më pas u gjykua se do të zhvillohej online.

Pritet që në mbledhje të marirn pjesë Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në 23 mars, Meta deklaroi në Ópen"se “do të mbledh pas dy ditësh këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të ftoj edhe Lulzim Bashën. Qasja do të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të jemi bashkë dhe të mos nxjerrim përfitime politike”.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.