Detajet/ Meta bën ‘bashkë’ Ramën dhe Bashën, mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të zhvillohet online nesër

Meta Rama Basha

Në rrethana të pazakonta, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online ditën e nesërme, për shkak të masave kundër COVID-19. “News24” dhe ‘BalkanWeb” kanë zbardhur detaje të reja nga kjo mbledhje.
Mësohet se presidenti Ilir Meta kishte propozuar që kjo mbledhje të mbahej në Pallatin e Brigadave, ndërkohë që pas diskutimeve u vendos që ajo të bëhet online. Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi sot dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha, pas ftesës publike që i bëri dje Meta.
Po ashtu në këtë tryezë, ndonëse do të mbahet online, do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që në foks të saj padyshim që do të jetë situata aktuale që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit, ku deri më tani raportohet për 123 raste.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.