VIDEO/ Shqipëria në vetizolim, megjithatë bebet lindin dhe i gëzohen jetës

BEBE

Ditët dhe netët e heshtura, që Shqipëria po kalon në vetizolim për shkak të epidemisë, zbukurohen megjithatë nga të qarat e foshnjeve që lindin çdo ditë në maternitetet e vendit dhe presin t'i gëzohen jetës.

Kryeministri Edi Rama i ka përshëndetur sot shqiptarët me një video nga Materniteti Mbretërtesha Geraldinë në Tiranë, të këtyre jetëve të reja që po lindin plot besim e shpresë: "Ju uroj një ditë të lehtë për ju të gjithë me pamjet frymëzuese të spitalit ku lind jeta."

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.