Ja çfarë paralajmëron Meta një ditë pas manifestimit

1583169583 metaa

Presidenti Ilir Meta sapo ka publikuar fjalën e plotë, të mbajtur mbrëmjen e kaluar në tubimin e thirrur prej tij, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, në mbrojtje të Kushtetutës.

Teksa falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, Kreu i Shtetit paralajmëron se është detyra e tij të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! 🇦🇱
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! 🇦🇱
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. 🇦🇱
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës. 🇦🇱
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE! 🇦🇱
#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.