Rindërtimi në Durrës, Rama: Nëse është e nevojshme, do marrim punëtorë të huaj

Screenshot 26 2

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka kryer inspektimin e procesit të rikonstruksionit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri është shprehur se gjatë procesit të rindërtimit do të hapen shumë vende pune, ndërsa ka theksuar se nëse do të jetë e nevojshme do të marrin dhe punëtor nga jashtë Shqipërisë.

Rama ka thënë se të gjithë ata persona të cilët kanë pësuar dëmtimet nga tërmeti të bëjnë aplikimin online. Po ashtu, ai ka ironizuar dhe të rinjtë shqiptarë duke thënë se ata duan të rrinë në kafe se janë jurista.

Rama: Gjithkush që ka një dëmtim që është konstastuar, duhet të bëjë aplikimin vetë. Janë bërë rreth 20 e ca mijë në total por ka edhe mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë. Nëse keni dokumente bashkëngjisni dokumentet, nëse nuk keni thoni që se kam shtëpinë të legalizuar, nuk kam pronë timen, të gjitha.

Rama: Me punëtorët si keni qenë?

Punëtori: Kemi mungesa.

Rama: Vendet e punës që do të hapen në ndërtim janë pafund, në kuptimin e nevojës. Atë që e kapa aty thoshte jemi jurista. Do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe ata të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.