OF në Vlorë, dy vëllezërit e dënuar në Itali për trafik droge duhet të justifikojnë pasurinë

ooooofl

Operacioni "Forca e Ligjit" i ka dërguar kërkesën me shkrim të për vetëdeklaruar dhe justifikuar pasuritë dy vëllezërve vlonjatëve të dënuar në Itali për trafik droge.

Ata janë Altin Çuçaj banues në Vlorë dhe vëllai i tij Mikel Çuçaj të dy të dënuar në nga gjykata e Torinas në Itali për trafik droge me nga 14 vite burg.

"Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", tha në një deklaratë për mediat, zëdhënësia e OFL-së.

Dy vëllezërit mësohet se kanë disa pasuri të paluajtshme në zonën e Radhimës në Vlorë, të cilat duhet t'i justifikojnë ose ndryshe sekuestrohen. Ky është operacioni i parë që OFL-së zhvillon në Vlorë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.