Kosova sot, 12 vjet Pavarësi!
Kosova kremton sot 12-vjetorin e Pavarësisë së saj, shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete. Kosova sot drejtohet nga qeveria e re e koalicionit, VV dhe LDK, e udhëhequr nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Disa aktivitete janë shënuar të mbahen sot duke filluar nga ngritja e flamurit nga dy udhëheqësit e shtetit, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osman, pasur kjo nga vendosja e luleve te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku janë ftuar përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe diplomatë të huaj.
Kryeministri Albin Kurti do të përshëndesë, Forcën e Sigurisë së Kosovës. Njëkohësisht, në të vendin, çdo komunë do të organizojë aktivitetet e saj si dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
LEXO TE NGJASHME