Asgjë për ato që tha Rama/ Ambasada: U takua me Pompeon si kreu i OSBE
Edhe ambasada amerikane në Tiranë konfirmoi se kryeministri Edi Rama u takua me homologun amerikan, në pozitën e ministrit të Jashtëm, si kryesues i OSBE-së. Në njoftim nuk thuhet asgjë për ato që deklaroi Rama, i cili tha se në takim ka diskutuar për AntiKÇK-në, pasojat e tërmetit dhe për Mini-Shengenin rajonal.
Në njoftim thuhet se është biseduar për reformën zgjedhore dhe për atë në drejtësi.
NJOFTIMI
Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dje në Uashingon. Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria. Sekretari nënvizoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përpjekjet e vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sekretari gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për të ndarë barrën e detyrimeve në NATO, për luftën ndaj aktivitetit keqdashës të Iranit dhe për marrjen përsipër të një roli udhëheqës rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimeve të së ardhmes
LEXO TE NGJASHME