Dita Botërore e luftës kundër kancerit, PD marshim sensibilizues: Qeveria të bëjë investime për parandalimin

pd.politike

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Dita Botërore e Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë, ku e gjithë  bota bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Dita Botërore e Kancerit është mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër epidemisë globale të kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tonë.

Ndërkohë ditën e sotme Partia Demokratike njofton se do të organizojë një marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit.

Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Marshimi nis në orën 10.00 tek Piramida dhe përfundon tek Ministria e Shëndetësisë, tek Rruga e Kavajës.

Me slloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka si qëllim të ngrejë zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijësuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD thuhet se pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje  prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes.

Në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.