SHBA dhe Britania përshëndesin qeverinë e Kosovës

 shbaaaaaaaaaa

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përshëndetur formimin e qeverisë së re në Kosovë. “Mezi pres të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë tjerë dhe shoqërinë civile për të fuqizuar drejtësinë dhe për t’i ndihmuar Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve paqësore me fqinjtë e saj”, ka thënë ambasadori amerikan, Philip Kosnett në një postim në rrjetin social, Twitter, njofton REL.

Të hënën në Kuvendin e Kosovës është votuar qeveria e re, në krye me liderin e Lëvizjes Vetëvedosje, Albin Kurti. Qeveria e re është rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qeverinë e udhëhequr nga Kurti e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër. Pak para votimit, partitë politike opozitare kanë lëshuar sallën e kuvendit.

Formimin e qeverisë së re e ka përgëzuar edhe ambasada britanike.

“Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Me 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve”, ka thënë ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.