Nuk është meme, por dokument zyrtar/ Ja përse ankohet anëtari i KLP

ibrahimi klpo1571653862

Një kërkesë sa e çuditshme aq edhe qesharake i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga njëri prej anëtarëve të këtij institucioni.

Tartar Bazaj i është drejtuar me një letër për kërkesë informacioni Gent Ibrahimit dhe që mban datën 24 janar 2020.

Sipas letrës, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Bazaj ankohet tek titullari i institucionit për mosmarrjen e kartolinës së urimit për Vitin e Ri 2020

Letra përmban dy pyetje:

1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.