Nga mjekë tek policë, kush janë pesë kandidatët për kreun e BKH

spaku

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme Arben Kraja ka publikuar emrat e pesë kandidatëve që kanë aplikuar deri tani për drejtorin e BKH-së. Ata janë; Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

Dy nga kandidatët Ibrahim Disha dhe Sabri Hoxha kanë ardhur nga SHBA-ja për të aplikuar për të marrë drejtimin e BKH-së, njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Afati për aplikimet është deri në datë 30 janar dhe Arben Kraja u bën thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë të aplikojnë.

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet. Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë”, u shpreh Arben Kraja, Drejtues i SPAK.

Kush janë kandidatët që kanë aplikuar?

Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.
Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit
Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.
Adriatik Ago- Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.
Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik

Gara për kreun e BKH-së është hapur më 10 janar.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.