Meta në Kosovë: Ceremoni solemne 'Faleminderit Shqipëri' për mikpritjen gjatë eksodit 1999

meta.kosove

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet sot në Kosovë, i ftuan në Akademinë Solemne "Faleminderit Shqipëri" në 20 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të vitit 1999.  Këtë Akademi Solemne e organizon Kisha Katolike në Kosovë, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në krye me Imzot Dodë Gjergjin.

Sipas njoftimit, "viti 1999 ishte një viti i tmerrshëm në historinë e re të shqiptarëve, porse mu këtë vit, shqiptarët kanë përjetuar një moment tejet të bukur bujarie, mikpritjeje dhe dashurie ndërvëllazërore. Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Akademi Solemne organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës. Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, për të cilën do të përkujdeset Caritas Kosova, si organi socio-karitativ i Dioqezës sonë."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.