'Me tre fjalë 'rrëmbeu' mirënjohjen e shqiptarëve kudo në botë'

metaaaaaa

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me një personalitet të shquar si William Walker, ish-ambasadorin e OSBE në Kosovë, i cili guxoi dhe i tregoi botës genocidin që Serbia po kryente mbi shqiptarët e Kosovës.

Në mesazhin e tij në FB, bashkë me një fotografi nga takimi, Presidenti Meta shprehet: "I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t'i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t'i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës. E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.