Basha: Po hetojmë 15 kryebashkiakë të tjerë të PS
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike.
“Shqiptarët do vazhdojnë të drejtohen nga krimi sa kohë që Rama të jetë kryeministër. Ne jemi në ndjekje edhe të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë që procesi i 30 qershorit përvece jo kushtetues dhe ilegjitim është një provë më shumë e depërtimit total të trafikantëve të drogës, të trafikantëve vajzave shqiptarë dhe pjesëtarëve të krimit në kupolën e Edi Ramës. Është një thirrje për PS për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të globit. Është interes kombëtar edhe për PD dekriminalizimi i politikës dhe i Partisë Socialiste.”, tha Basha për Abcnews.
Ndërkaq i pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qendrimet e saj.
“Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qendrimin se problemi kryesor i vendit është shit-bleraja e votës dhe mos ndëshkimi i krimit elektoral. Një dialog gjithpërfshirës me qytetarët shqiptarë , t’i lëmë shqiptarët të vendosin.” shtoi Basha ./Opinion.al
LEXO TE NGJASHME