Presidenti Meta dekreton kthimin per rishqyrtim ne Kuvend te paketes “anti-shpifje”
Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të kthejë pas ligjin e censurës të miratuar nga Edi Rama në Kuvend, gjoja si një paketë ‘anti –shpifje’.
Pasi është studiuar ligji, presidenti ka vendosur mos dekretimin dhe kthimin e tij në Kuvend, për plotësime e rregullime.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
DEKRET
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2019
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008, ‘PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’, TË NDRYSHUAR’
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
Dekretoj
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 92/2019, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar’, me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekreti 11414
Tiranë, më 11.01.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
LEXO TE NGJASHME