Tërmeti/ Ahmetaj dhe ministri turk nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e 500 shtëpive: Të na dorëzohet trualli brenda janarit

Ahmetaj 1

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë firmosur projektin për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ministri turk u shpreh se shpresojnë që brenda muajit janar të marrin në dorë truallin për ndërtimin e banesave, ndërsa deklaroi se Turqia do të vijojë të ndihmojë vendin tonë, edhe në fazat e tjerë për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Kurum theksoi se banesat me financim nga shteti turk do të ndërtohen sipas arkitekturës dhe traditave shqiptare. Nga ana tjetër kreu i qeverisë u shpreh se përveç ndërtimit të 500 shtëpive të cilat do të jenë model dhe do të krijojnë një model urbanistike, nga bashkëpunimi mes dy vendeve do të marrë fund edhe fenomeni i përmbytjes në zonën e Laçit.

Ministri turk tha dje në një deklaratë për mediat, se nëse projekti për ndërtimin e 500 banesave në Laç do të nisë në fund të muajit janar, atëherë brenda 6 muajve do u dorëzojnë të prekurve nga tërmeti çelësat e shtëpisë së re.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.