Sondazhi i parë për 2020-ën/ PD në epërsi, PS bie me të paktën 10 deputetë
Në një kohë që vendi ynë ka hyrë në një krizë të thellë politike, ku palët janë shumë larg njëra-tjetrës, në zyrat e partive është dorëzuar pak ditë më parë një sondazh i realizuar nga një kompani e huaj në Tiranë, e cila është pajtuar nga një palë e painteresuar në politikën ditore.
Sondazhi ka kushtuar 15 mijë euro dhe kampioni është 3000 qytetarë nga mosha 18 deri në 65 vjeç.
Sipas këtij sondazhi, Partia Socialiste ka pësuar një rënie të ndjeshme (25.5 %), nëse i krahasojmë me zgjedhjet e fundit të 30 qershorit dhe duket se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot do të triumfonte elektorati gri. Ndërsa Partia Demokratike ka pësuar një rritje të dukshme, tek 33.5%.
Ndërkohë që dhe LSI arrin të marrë vetëm 10% të votave.
Portali Faktor.al ka publikuar të dhënat vetëm për dy qarqe për momentin: Shkodër dhe Durrës.
Durrës
Numri i mandateve 14
PS 30%, aleatët 4% (asnjë Parti aleate nuk i kalon 1.5%)
llogaritur mandate 5-6
PD 33%, LSI, 10%, PAA, 5%, 2-3% aleat llogaritur në mandate 8-9
Parti të tjera jashtë koalicioneve 2-4%
Kampioni 3000, grupmosha 18 deri në 65 vjeç.
SHKODËR
Numri i mandateve 11
PS 25%, PSD, 7% aleatët 1% (asnjë Parti aleate nuk i kalon 0.5%)
llogaritur mandate 3-4
PD 45%, LSI, 8%, 3% aleat.
Llogaritur në mandate 7-8
Parti të tjera jashtë koalicioneve 2-4%
Kampioni 3000, grupmosha 18 deri në 65 vjeç.
Nuk janë llogaritur vetëm vota të pavlefshme, nuk e di, apo të gabuara. Këto nuk janë reflektuar në përqindje.
Kujtojmë që zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë zhvilluar në vitin 2017, në të cilat Partia Socialiste arriti që të merrte 74 deputetë duke krijuar qeverinë e vetme.
LEXO TE NGJASHME