Tërmeti/Ahmetaj-Bashkive:20 ditë për të përcaktuar tokat ku do rindërtohet
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat, ka folur më lidhje me procesin e rindërtimit të vendit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Ahmetaj u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive në zonat e emergjencës që brenda 15 deri në 20 ditë, të përcaktojnë të gjitha tokat shtetërore ku do të fillojë rindërtimi.
Ministri i Rindërtimit ka thënë se, krerët e këtyre bashkive do duhet të bëjnë edhe listën ligjore të personave që kanë humbur shtëpitë e tyre. Ai theksoi se aplikimet do të bëhen online, gjë e cila, sipas tij, do të lehtësoj qytetarët.
Ministri tha se qytetarët e prekur nga tërmeti duhet të aplikojnë në bashkitë përkatëse për të përfituar banesë të re ose rikonstruksionin e banesës. Po ashtu, Ahmetaj bëri me dije se nga ky proces, do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje.
“Procesi ka filluar që ditën e tërmetit, ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën banesat e tyre. Kryeministri i ka kërkuar të gjithë kryetarëve përkatës të bashkive të fillojnë procesin konkret të vlerësimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane që sot janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimit. Brenda 15 deri në 20 ditë do të kemi të përcaktuar në të gjithë territorin e Shqipërisë që është definuar si të dëmtuar nga tërmeti, këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka vendosur kryeministri, të sjellin verifikimin dhe përcaktimin e tokave ku do të ndërtohen. Projektvendimi përcakton ën detaje procedurat dhe rregullat për zgjedhjen e përfituesve nga programi për rivlerësimin. Kryetarët e bashkive do të bëjnë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë, që janë vlerësuar banesat e tyre si të pabanueshme, apo si banesa që kanë nevojë për rikonstruksion. Kryetarët e bashkive, duke filluar nga nesër, duhet të ngrenë një platformë elektronike aplikimi për qytetarët. Do i duhet bashkisë dhe këshillit të ministrave të hartojnë projektin, ose që do të ndërtojnë qytezat apo dhe njësitë individuale. Në të njëjtën kohë një vendim është caktimi i rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike. Ky është një vendim shtyllë në proces sepse i dertyrën bashkitë që menjëherë në bazë të atyre tokave, brenda 30 ditësh të bëjnë planet e detajuara, masterplane, pa këto nuk kalojmë dot në fazën e rindërtimit. Në të njëjtën kohë kaluam edhe vendimin për rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar. Që nga dita e parë jemi kujdesur që askush të mos mbetet në çati që nga strehimi në hotele deri tek akomodimi në shtëpitë e reja Vendimi katërt është përcaktimi i rregullave për përfitimin e granteve të rindërtimit, të lehta mesatare, të rënda dhe të rënda, ku do të përdoren grante të riksonstruksionit, për ata banesa që do të vlerësohen që janë të banueshme me kusht rikontruksioni. Ato do kenë dy mënyra përdorimi, direkt me anë të një miniprojekti, ose nëpërmjet bashkitë respektive e cila mund të aplikojë rikonstruksion të përqendruar”, tha Ahmetaj./ Opinion.al
LEXO TE NGJASHME