Meta thirrje popullit: Te gjithe ne kembe per te kerkuar te drejten e referendumit
Kreu i Shteti, Ilir Meta nuk tërhiqet nga ideja e referendumeve, ndërsa thekson se është e vetmja mënyrë për “nxjerrjen Shqipërisë nga ky batak”.
I ftuar në “360 Gradë”, Presidenti tha se tashmë është momenti që të flasë populli me referendum.
“Vetëm aplikimi i referendumeve do e nxjerre Shqipërinë nga ky batak. Përderisa e kemi te vështire për dialog, për bashkëpunim dhe për të marrë përgjegjësi, atëherë referendumi mbetet e vetmja zgjidhje. Unë besoj shume tek demokracia dhe tek dhënia e këtij pushteti populli. Boll me vagabondët qe flasin ne emër te popullit, tani duhet te flasë populli me referendum”, u shpreh Meta.
LEXO TE NGJASHME