Historia prekëse e ambasadores së re të SHBA në Tiranë
Senati amerikan e ka konfirmuar dhe tashmë Yuri Kim do jetë ambasadorja e re e SHBA në Tiranë.
Lajmi për konfirmimin e saj ka bërë bujë në dy vende, në Shqipëri dhe në Guam, ishullin prej nga vjen ambasadorja me origjinë koreano-amerikane.
Guam është një ishull me rreth 160 mijë banorë, që i përket territoreve amerikane.
Portalet e këtij ishulli e kanë pritur me gëzim faktin që Kim, një veterane prej 20 vitesh në shërbimin e jashtëm amerikan, do bëhet ambasadore. Në këtë mënyrë, ajo do jetë e para koreano-amerikane që do bëhet ambasadore, dhe e para ambasadore nga Guami.
Po ashtu mediat e Guamit kanë theksuar historinë e trishtë të familjes së Kim. Mamaja e saj humbi jetën në 6 gusht të vitit 1997 pas aksidentit ajror të Korean Air, që shkaktoi 229 viktima.
Prej asaj kohe, familja e Kim ka ngritur një fondacion në nderim të Jane Wha-Young Kim, i cili jep bursa dhe çmime për edukimin.
Vetë ambasadorja thotë se nëna e saj ishte një avokate e fortë e arsimimit.
LEXO TE NGJASHME