Haradinaj: Minishengeni per te neshtruar Kosoven

ramush haradinaj foto xhemail sllovinja 8 4607

Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj,në pritjen e organizuar për festat e fundvitit nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë në fjalimin e tij Mini-Shengenin.

Kryeministri tha se tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën

“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Gjatë fundjavës që kaloi në Tiranë u mbajt samiti i tretë i të ashtuquajturit “Mini Shengen Ballkanik”. Kjo nismë nuk është mbështetur nga politika në Kosovë, çka ka sjellë edhe përplasjen me kryeministrin Edi Rama.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.