Haradinaj: Ramën e kam vëlla, por nëse i dhimbsen kosovarët të…

haradinajrama1 770x433

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Prishtina nuk ka nevojë për një Mini-Shengen që kryeqytet e ka Serbinë, ndersa ka theksuar se ideja e kësaj iniciative është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia.

“Të gjitha vendet e Ballkanjt Perëndimor, pra 6 që ka mbetur pa u anëtarësuar në BE, ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në, Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me iu fokusua MSA-së. Pra, nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini-shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë. Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është një byepas për me e heq taksën. Krejt Mini-shengeni vetëm një qëllim e ka, një sukses nëse kish mujt me e heq taksën. Pra, edhe nervozat që i kanë këto ditët e fundit pikërisht për atë vijnë, se po iu bien në ujë këto zhvillime”, tha Haradinaj.

Duke e cilësuar kryeministrin Rama, si vëlla, Haradinaj tha se nuk ka dalë kundër ndarjes së Kosovës. Rreth deklaratës së kryeministrit Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Makron për të hequr taksën tani Kosova do të kishte liberalizim të vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në Rrugën e Kombit./ Opinion.al

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.