Buxheti 2020 që votohet sot, nen për nen: Ja sa janë të ardhurat, shpenzimet dhe deçifiti

kuvendiiiiiiiiiiiiiii

Parlamenti do të votojë sot Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2020” me votim me shumicë të thjeshtë. Fillimisht do të bëhet shqyrtimi nen për nen dhe relacionin do ta paraqesë Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe do të shprehen edhe grupet parlamentare). Votimi do të bëhet nen për nen dhe janë 21 nene në tërësi që i gjeni të plota më poshtë.

Në projektligj, neni 1, thuhet se:

Buxheti për vitin 2020 është:

Të ardhurat 502 675 milionë lekë;

Shpenzimet 531 974 milionë lekë;

Deficiti 29 299 milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Në nenin dy thuhet:

Buxheti i Shtetit për vitin 2020 është:

Të ardhurat 371 706 milionë lekë;

Shpenzimet 401 005 milionë lekë;

Deficiti 29 299 milionë lekë. 

Sipas relacionit shoqërues, "Projektbuxheti 2020 vijon të mbështesë reformat e ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Projektbuxheti 2020 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Politika fiskale do të vijojë të orientohet drejt konsolidimit fiskal për të vijuar trajektoren rënëse të raportit të borxhit publik ndaj PBB.

Rritja ekonomike parashikohet të jetë mbi nivelin prej 4% pergjatë viteve 2020-2022. Më konkretisht, rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin prej 4.1% në vitin 2020 dhe 4.5% për dy vitet e tjera.

Rritja ekonomike dhe punësimi, do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 4.7% e PBB. Defiçiti buxhetor për vitin 2020 planifikohet të jetë në nivelin 1.6% të PBB.

Ky përbën nivelin më të ulët të targetuar në dy dekadat e fundit. Për të pestin vit rradhazi balanca primare parashikohet të jetë pozitive në nivelin 0.7% duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse për të pestin vit radhazi. Në fund të vitit 2020 borxhi publik pritet të ulet në nivelin e 62.2% të PBB.

Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të forcohet dhe të arrijë nivelin 4.1% në vitin 2020 ndërkohë që norma mesatare e papunësisë parashikohet të bjerë në 10.6% në 2020."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.