Tërmeti, PD: Militantët e PS-së po marrin bonus qiraje në mënyrë abuzive, banorët rrinë në çadra

SeliaePD

Partia Demokratike pretendon se po abuzohet me bonusin e qirasë që jepet nga Bashkia e Durrësit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur disa persona e shumë të tjerë u plagosën.

Në një reagim zyrtar të PD-së, thuhet se banousi i qirasë po u jepet militantëve të PS, e ndërsa banorët qëndrojnë në çadra.

Deklarata e plotë e PD:

Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të goditur nga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj. Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë.  Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e manzës.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.