Ende pa kaluar Vettingun, dorëhiqet gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, KLGJ nuk pranon kërkesën

gjarman

Në një kohë kur ende nuk e ka kaluar vettingun, gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dorëheqja është paraqitur disa ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës dhe në Këshillin e Lartë të Gjykatës. Megjithatë Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Ndërkohë gjyqet që kanë qenë të parashikuar për t'u mabjtur nga gjyqtarja Marina Rraboshta janë shtyrë për shkak të dorëheqjes së saj.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja  bën me dije se ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër.Kryetari , Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj. Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingun kryetari aktual i gjykatës se Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtar të larguar gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore janë duke u shtyrë dhe duke shtuar ngarkesën.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.