Vendimi: Të ngrihen 3 lagje tërësisht të reja në Tiranë, me standarte
Në mbledhjen e Qeverisë sot janë përcaktuar tre zonat kryesore në Tiranë ku Qeveria do të ndërhyjë rrënjësisht për të ngritur lagje të reja për të dëmtuarit nga tërmeti. Kreu i Qeverisë tha në mbledhjen e qeverisë se ku dhe si do të jenë këto lagje tërësisht të reja.
“Në Tiranë, - tha Rama, - duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat, në Tiranë, prishje e të gjitha atyre godinave problematike dhe ndërtimi i një blloku të madh banesash për të gjithë ata njerëz që do të humbasin banesat.
Një tjetër tek blloku 5 Maji pranë lumit, ku ne do të bëjmë spostime. Se zonat e prekura janë Kombinati dhe zonat e njesisë nr.4. Ne aty do të bëjmë dhe një lagje tjetër dhe një tjetër tek ish-uzina e Traktorëve, realisht më të vogël por të nevojshme.
Këto tre pika mendoj se plotësojnë nevojat dhe na japin hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm - dhjetëmijë apartamente dhe me objektiv afatshkurtër për 12-18 muaj, pesëmijë apartamente pa llogaritur këtu infrastrukturën: lagje te reja siç nuk ka sot Shqipëria: me shkolla, kopshte, qëndër shëndetësore, me kanalizime të reja, kënde sportive, kënde lojërash. Lagje se si duhet të jetë Shqipëria e të nesërmes sepse nuk ka kuptim që në të ndërtojmë banesa me standarte minimaliste dhe riparime aty për aty me idenë “hajde ta kalojmë këtë se e shembim më vonë” se ato ngelen aty për gjithë jetës. Dhe në këto lagje duhet miksim i familjeve të varfra dhe familjeve të shtresës së mesme dhe me aktivitet ekonomik si në lagjet mes të Tiranës jo geto ku fëmijët rriten me stigmën e të qënit të varfër.”
Po ashtu, të nisë shembja në Laç dhe të bëhet tërësisht një lagje e re. Ndihmoni banorët të heqin plaçkat.
LEXO TE NGJASHME