RAMA: 'Urgjent, ndërtuesit të riparojnë godinat dhe t'u paguajnë dëmet njerëzve ose i pret burgu!'

rama.ndertim

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel të gjithë ndërtuesve në qarqet e prekura nga tërmeti të paraqesin  me deklaratë, gatishmërinë e tyre për të riparuar godinat e dëmtuara dhe të dëmshpërblejnë 100% dëmet që kanë pësuar qytetarët . Fjala është për godinat që mund të rikonstruktohen. Në të kundërt, Rama kërcënoi se ata i pret burgu.

Në fjalën e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të hënën në mëngjes, Rama tha:

“Me kërkesë të zotit Ilir Meta jemi duke punuar dhe besoj se do ta konkludojmë shpejt dhe kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim, ndërkohë që Njesia Speciale Kundër Korrupsionti ka filluar të përgatisë të gjitha hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësitë  në godinat problematike.

Por dua të bëjë një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë tek godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme,  por “të dëmtuara” -  që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për Emergjencën apo në zyrën e Shtabit të Emergjencës në Durrës dhe të bëjnë Deklaratën e Gatishmërisë për t’i paguar një për një vetë, “vetë” në  godinat, të gjitha riparimet: Nga ato sipërfaqësorë deri tek dëmet materiale që i kanë shkaktuar njerëzve; për shkak të tërmetit natyrisht.

E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta.

 Kush dot i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt para organeve të drejtësisë dhe do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.

Bëhet fjalë-  dhe për t’ua thënë këtë njerëzve - për dëmtime që nuk cenojnë qëndrueshmërinë e godinës, por vënë në pamundësi  banueshmërinë e saj dhe kanë të bëjnë me abuzim të ardhur gjatë ekzekutimit të lejeve të ndërtimit.

Është e  sigurtë që ndërtimet e reja, ato të bëra qysh nga mesi i viteve ’90 e më pak, në 99% të tyre kanë qëndruar më së miri përballë tërmetit. Pjesa tjetër shumë e vogël është abuzim nga individë - jo nga kompani, nga “individë”, që kanë ndërtuar “shto ujë e shto miell” dhe në një përqindje të vogël  nga kompani që kanë abuzuar me vete lejen.

Gjithashtu, kam kërkuar dhe një raport që duhet përgatitur me pushtetin vendor për katet e shtuara mbi lejen. Janë një sërë katesh të shtuara mbi leje .”

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.